03/07/2026
Nga përvoja shumëvjeçare te biznesi i suksesshëm – “HIRA HOME” po sjell cilësi dhe elegancë në çdo ambient
Kur përvoja, përkushtimi dhe pasioni për punën bashkohen, rezultati është një biznes që fiton besimin e klientëve. Pikërisht mbi këto vlera është ndërtuar Hira Home, biznes i themeluar nga Bashkim Istrefi, i cili pas një angazhimi të gjatë profesional në montimin e perdeve, vendosi ta kurorëzojë eksperiencën e tij duke hapur biznesin e vet.
Edhe pse Hira Home ka rreth një vit që operon si biznes i pavarur, rrugëtimi i Bashkim Istrefit në këtë profesion ka nisur shumë më herët. Për vite me radhë ai ka punuar në montimin profesional të perdeve, duke fituar njohuri të thella për materialet, funksionalitetin dhe estetikën që kërkon çdo hapësirë.
Kjo përvojë i ka mundësuar që sot t’u ofrojë klientëve jo vetëm produkte cilësore, por edhe këshillim profesional për zgjedhjen më të përshtatshme.
Në showroom-in e Hira Home në rrugën “Ali Zeneli”, klientët mund të gjejnë një gamë të gjerë modelesh dhe dizajnesh që përshtaten me çdo stil të enterierit. Nga pe**et klasike e elegante, te modelet moderne, roletat, zebrat dhe zgjidhje të tjera dekorative, çdo produkt përzgjidhet me kujdes për të garantuar cilësi, funksionalitet dhe jetëgjatësi.
Ajo që e veçon këtë biznes është fakti se shërbimi nuk përfundon me përzgjedhjen e perdeve. Bashkim Istrefi dhe ekipi i tij kujdesen edhe për montimin profesional, duke siguruar që çdo detaj të realizohet me përpikëri. Përvoja shumëvjeçare në këtë fushë është garanci që çdo projekt përfundon me standarde të larta dhe me një rezultat që i jep ambientit elegancën e dëshiruar.
Besimi që klientët i kanë dhënë Hira Home gjatë këtij viti është dëshmi se puna cilësore gjithmonë vlerësohet. Përkushtimi ndaj klientit, respektimi i afateve dhe ofrimi i produkteve cilësore kanë bërë që ky biznes të fitojë reputacion pozitiv dhe të vazhdojë të zgjerojë bazën e klientëve të kënaqur.
Për të marrë shërbimet e duhura nga Hira Home, kontakoni në numrin 📲 048 212 525.
📍 Rruga “Ali Zeneli”