Papare

Papare Mes rrëmujës që na rrethon, gjërat e vogla janë ato që vlejnë më shumë; gatuani, udhëtoni, jetoni bukur. Do të njiheni me një tjetër pasion timin, fotografinë.

Kjo faqe u krijua me qëllim që edhe ju, ashtu si unë, të zbuloni këtu bukurinë e gjërave të vogla e të përditshme. Pasioni im më i madh është kuzhina ndaj në këtë faqe do të ndaj me ju një sërë recetash gatimi të shpejta e të shijshme. Gjithashtu, do të mësoni të shihni çdo send të shtëpisë tuaj me një sy tjetër; do të mësoni të ricikloni e të rikrijoni. Më pëlqen të fiksojë çdo moment për ta bërë

atë një kujtim të paharrueshëm. Pse papare? Sepse paparja ishte simbol i fëmijërisë sonë, të çiltër e të gëzueshme. Sepse të gjitha gjërat e veçanta të kësaj faqe, të cilat janë krijime origjinale, janë për ju falas, pa parè. Shpresoj të frymëzoheni në çdo postim dhe të kuptoni !

Poshtë qershive mjaltë qëndruam ne të dyja 😍 unë edhe Mila ❤️ përkulëm degët e kokrra morëm plot🍒
15/06/2026

Poshtë qershive mjaltë qëndruam ne të dyja 😍 unë edhe Mila ❤️ përkulëm degët e kokrra morëm plot🍒

15/06/2026

Mila shoqëruesja më e mirë ❤️ mblodhëm kumbulla te

A keni edhe ju një vend që ju mbush shpirtin kur nuk ndiheni mirë?! Për mua është Korça - (Kamenica )qyteti që më ka lin...
15/06/2026

A keni edhe ju një vend që ju mbush shpirtin kur nuk ndiheni mirë?! Për mua është Korça - (Kamenica )qyteti që më ka lindur mamka edhe jam rritur verës, ndaj kur jam e mërzitur e dua patjetër një vizitë aty se më duket sikur fshihen të gjitha e nis jeta nga fillimi pa halle e siklete. Kur shkoj atje bëj gjerat që bën një bebe, ha dhe fle miré se në krahë smë mban më dot njeri dhe nuk qaj, ama mbushem me bateri ❤️

15/06/2026

Në Korcë mund të ketë shumë restorante ama për mua luksi i vërtetë është natyra, ndaj gjithmonë ndalesa e parë për të ngrënë është sidomos tani në fresk, nën pemë dhe ku sytë të shohin vetëm gjelbërim. Në Elbasan bleva fiq, por nuk ishin aq të mirë dhe të ëmbël, ndaj i çova në tjetër nivel me produktet e fshatit: mjaltë, gjalpë, djathë, lajthi dhe rozmarinë të fermës. Ndërkohë që porosia ime bëhej gati universi kishte menduar për mua, sepse takova rastësisht familjen e një ish kolegu dhe protagoniste e gjithë drekës ishte Mila, qenushja bardhoshe që e ndoqi recetën hap pas hapi 😍 gjithashtu falenderoj nga ❤️ që fiksoi me kamera çdo hap tonin. Sigurisht që nëse shkoni aty duhet vetëm të shijoni gatimet e farmës edhe natyrën, nuk lënë çdo kënd të gatuajë në baçe🙈 por mua më njohin që fëmijë se jam rritur aty, më duan edhe i dua shumë❤️ ndaj bëjnë një përjashtim të vogël.

Ndalesa e dytë është liqeni 😍 edhe jo duke e parë nga larg aty mbi kodër, por aty në breg ku ndihet freskia dhe zhurma e...
15/06/2026

Ndalesa e dytë është liqeni 😍 edhe jo duke e parë nga larg aty mbi kodër, por aty në breg ku ndihet freskia dhe zhurma e ujit. Po bëheshin gati për plazh, por ende ishte ftohtë. Për mua liqeni është si një grua tekanjoze që mezi ia gjen anën për ta përqafuar e të zhytesh në të ❤️ ama me një kafe, duke e parë shumë gjatë me dashuri ta ngrohin zemrën edhe trupin, e kështu nuk ndjen më ftohtë, por vetëm kënaqësi. Më duhet të kthehem prapë se sot nuk e gjeta gjuhën e dashurisë që të më ngrohte, ama u përpoqa 🐟

Sa herë që shkoj në Korcë i bëj dy ndalesa rrugës, e para në Elbasan te trëndafilat ose frutat dhe punimet e kashtës 😍si...
15/06/2026

Sa herë që shkoj në Korcë i bëj dy ndalesa rrugës, e para në Elbasan te trëndafilat ose frutat dhe punimet e kashtës 😍sigurisht që nuk u largova pa një kaçile kashte dhe fiq, bursa në Elbasan ishte 600 lekë fiku dhe 500 kaçilja e kashtës.

Petullat e të dielës 😋
14/06/2026

Petullat e të dielës 😋

Address

Mollaj

701

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Papare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

  • Want your business to be the top-listed Interior Service?

Share