04/10/2026
Një jelek dhe një enigmë…
Ky jelek ka ardhur tek unë nga Berati, për t’u restauruar.
Por, sapo e hap dhe shikon modelin, qëndisjen dhe mënyrën e punimit, të çon drejt një tjetër treve , atë të Gjirokastrës, dhe fshatrave përreth.
Si përfundoi në Berat?
Këtë nuk e di ta them me siguri .
Ndoshta ka udhëtuar me pajën e një nuseje.
Ndoshta ka qenë një dhuratë mes dy familjeve.
Ndoshta janë zhvendosur familjarisht nga një qytet në tjetrin, në një kohë kur veshjet ishin edhe traditë, edhe pasuri familjare.
Asnjëra prej këtyre nuk mund të thuhet me siguri.
Ajo që di është se, pas këtij jeleku fshihet një enigmë përtej bukurisë dhe finesës në punim
Dhe ndoshta kjo është bukuria e veshjeve të vjetra: disa prej tyre ruajnë edhe sot një pjesë të historisë që ne nuk dimë ta tregojmë.
Send a message to learn more