Mjeda – Pëlhurë artizanale në tezgjah – prej 1880
cel: 0693403992
e-mail. [email protected]
HISTORIKU
Punimet e pëlhurave me tezgjah janë nje traditë e herëshme e qytetit të Shkodrës. Familja Mjeda trashëgon këtë zanat prej 150 viteve duke qenë e vetmja familje qytetare shkodrane e cila prodhon punime në tezgjah, në punishten e saj. Aftësia e punimit të pëlhurës na bën të ndihemi të sigurt në kë
të fushë, sepse rruga jonë është mbështetur në traditë dhe përvojë shumë vjeçare. Pëlhura dhe endja e saj, ka qenë për femrën shqiptare një prej gjërave që nënat ua trashëgonin vajzave të tyre brez pas brezi. Dëlirësia e shpirtit e alternuar me hijeshinë e punimit, janë bërë shpesh krenaria e të qenit të denja për të trashëguar pasionin, nga njëra dorë në tjetrën. E kthyer tashmë në traditë, ruajtja e këtyre vlerave vlen për ne, si një gjë shumë e çmuar. Kjo traditë, na bën ne të jemi më të ndërgjegjshëm që në punishten tonë të punimit të pëlhurës në tezgjah mënyra e punimit të jetë artizanale. Çdo gjë punohet me dorë. Ne bazohemi në modelet dhe në ngjyrat tradicionale të punimit të këtyre pëlhurave. Gjithashtu, kemi krijuar një linjë të re produktesh, duke mos i lënë pas dore, ato të cilat janë më të kërkuara aktualisht, në mënyrë që të jenë të pëlqyeshme nga të gjithë. Produktet me të kërkuara të firmes janë mbulesë tavolinash, perde, mbulesë krevati, çentro, shalla, çanta e copa per fustane, kemisha etj. Cilësia e penjëve (pambuk, mendafsh) dhe ngjyrat jane të garantuara. Të gjitha produktet e firmes prej pambuku durojnë larje në makinë larëse deri në 90°C. Në më të shumtën e rasteve Firma Gj.Mjeda punon me porosi të klientëve duke krijuar modele me dimensione dhe ngjyra sipas dëshirës së tyre.. Me produkte të tij Gjino Mjeda mbulon një pjesë të mirë të tregut vendas, por pjesemarrja në shumë panaire jashte vendit ka ndikuar edhe në përshtatjen e punimeve me nevojat per eksport. Prodhimet eksklusive me emrin Mjeda gjenden shumë në restorante tradicionale, janë përdorur për sfilata në Itali ose Angli dhe per shfaqen “Miss Globe” në vendin tonë. Gjino Mjeda u lind në Shkodër. Duke pasur një traditë të vyer të familjes së tij, hap një punishte për përpunimin e pëlhurave, konkretisht në vitin 1992. Aktiviteti i këtij biznesi, e kishte rrugën e hapur sepse profesionalizmi i njerëzve të punësuar këtu e siguronin atë. Kjo është parë në rritjen nga dita në ditë të kërkesave të klientelës, por edhe të vetë drejtuesve të sipërmarrjes. Iu janë përgjigjur me cilësi dhe korrektësi çdo klienti, duke bërë të mundur rritjen e sipërmarrjes së tyre, por edhe të emrit Mjeda që ata përfaqësojnë. Tradita dhe tendencat e reja, në këtë fushë, po ecin me të njëjtin hap.