LESNA sh.p.k Tirane

LESNA sh.p.k Tirane Lesna Albania sjell prane jush produkte cilesore me cmime konkuruese per izolimin dhe arredimin e ambienteve tuaja te banimit,punes dhe bisnesit.

LESNA është një ndërmarrje private, e cila i ka filluar aktivitetet e saja që në vitet 80-te , si një degë rajonale e kompanisë së mirënjohur ,,Lesna’’ nga Sllovenj Gradec në Slloveni. Pastaj në vitet ‘90 u transformua në ndërrmarrje private dhe që atëherë vepron në sektorin privat të Kosovës. Aktivitetet kryesore të kompanisë përfshijnë prodhimin, tregtinë, ndërtimtarinë dhe investimet. Në fillim

të viteve 90 ta, ,,Lesna’’ kryesisht ka qenë e përfshirë në tregtimin e prodhimeve sllovene, si sh*tës ekskluziv për Kosovën. Gjatë periudhës para konfliktit të vitit 1998, ,,Lesna’’ i zgjeroi aktivitetet e saj nga tregtia në prodhimtari, duke paraqitur vijën prodhuese të dyerve dhe dritareve plastike (PVC) në shtator të vitit 1997. Gjatë periudhës së pasluftës, ,,Lesna’’ i zgjeroi aktivitetet e saj, duke i ofruar tregut një asortiment të gjerë të prodhimeve si: Prodhimi i dyerve dhe dritareve nga druri (Solar nga Sllovenia dhe Merant nga Indonezia) Prodhimi i dyerve dhe dritareve nga PVC-ja (profil Rehau 70mm, Gjerman) Prodhimi i xhamave termopan, Shkallë tavani Prodhimi i roleteve të brendshme dhe të jashtme, Dyert e hyrjes nga druri dhe pvc-ja Dyer te brendshme te rimesuara dhe tamburato etj. Te gjitha keto të prodhuara me një teknologji moderne dhe me standarde Sllovene/Europiane, duke hedhur në treg një podukt cilësor me garanci dhe me cmime konkuruese. Përveç linjës së prodhimit, shoqëria Lesna ofron në treg edhe produkte të tregtuara nga Gjermania, Austria, Kroacia, Slovenia si: Parket druri, Laminat Kaind & Tarkett, dyer të blinduara (Gardesa), dyer të garazheve Gjermane Novoferm, dyer të brendshme Italiane Bertolotto, dritare kulmi (Slovene) etj. Për shkak të interesave të shumta të shteteve fqinje, shoqëria Lesna zgjëroj veprimtarinë e saj edhe në Maqedoni dhe Shqipëri, duke ofruar për tregun produkte të cilësisë së lartë dhe me cmime mjaft konkuruese në treg duke ofruar për klientin garanci në:
Cilësinë e produktit me standarde Europiane
Transport dhe montim në gjithë territorin e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e më gjërë,
Asistencë teknike në rastet e kërkuara etj., gjë e cila e bën shoqërinë të zë vend në treg si shoqëri prestigjioze në cilësi dhe shërbime. Shoqëria Lesna në strukturen organizative të saj përbëhet nga Bordi I drejtorëve, Sektori I Zhvillimit, Sektori I projektimit, Sektori I Prodhimit, Sektori I Financave, Sektori I sh*tjes dhe Marketingut, Sektori I Burimeve njerzore dhe Administrata. Ndër objektivat kryesore të shoqërisë Lesna janë: Krijimi dhe kapitalizimi i vlerave strategjike,mbajtja e klientëve ekzistues dhe zgjerimi i tyre, kërkime Marketingu me metodat bashkëkohore, zgjërimi i kompanisë në rajon dhe jashtë saj, përdorimin e teknologjive më të reja në prodhim, ofrimin e produkteve dhe dizajneve më bashkëkohore me cilesi dhe shërbime të larta, maksimizimin e kënaqësisë së klientit...

16/05/2026

Address

Lesna Albania, Rruga "Kastriotët" , Pallati SBM, Tiranë
Tirana
1050

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00
Saturday 08:00 - 14:00

Telephone

+355672003356

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LESNA sh.p.k Tirane posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to LESNA sh.p.k Tirane:

Share