M.B.K Import – Export në Shqipëri e filloi aktivitetin e saj në vitin 2002. Qëllimi i kësaj kompanie ishte që të merrej me të gjitha produktet e familjes së drurit, qofshin ato tavane, mure apo dysheme. Ishte pikerisht ter Hürne kompania që plotësonte dhe përshtatej më mire me kërkesat e saj
Qysh prej fillimit të aktivitetit të saj M.B.K ka shtuar jo vetëm numrin e shërbimeve, por edhe klientelën
e saj, pasi ajo ofron:
* Produkte cilësore me çmime konkuruese
* Një game të gjerë artikujsh me ngjyra të larmishme për të gjitha llojet e ambienteve, bare, restorante, hotele, zyra e mbi të gjitha shtëpi.
-Sherbim dhe perkujdesje te vecante ndaj kerkesave te klienteve. Të gjitha cilësitë e lartpërmendura i bëjnë produktet të përshtatshme për çdo shije dhe për çdo portofol. Showroom-i mjaft elegant përditësohet me të rejat e vazhdueshme të ter Hürne -s. Përse zgjodhëm të bashkëpunonim me ter Hürne ? Eshtë mëse e vertetë se sot ka mjaft fabrika në mbarë botën, të cilat ofrojnë produkte dyshemesh dhe tavanesh. Por, ne vendosëm të zgjidhnim ter Hürne -n, për Markën e Fortë që përfaqëson si dhe për:
* Cilësinë
* Risinë
* Shërbimin në treg
Këto cilësi bëjnë që kjo fabrikë të jetë një lider në tregun e Evropës qëndrore. Historia e kësaj ndërmarrjeje është e gjatë dhe e suksesshme. ter Hürne u themelua në vitin 1886. Qysh prej asaj kohe ajo ka shtuar jo vetëm gamën e produkteve të saj, por është rritur edhe në përmasa fizikisht e pranishme në shtetet kryesore të Evropës. Kështu, në 1998 u themelua ter Hürne në Britaninë e Madhe, e ndjekur nga ter Hürne në Francë, në vitin 1999. Ne fillim te vitit 2006 M.B.K zgjeron aktivitetin me hapjen e nje Showroom-i te ri duke sjelle ne tregun shqiptar Dyer te brendeshme Lebo. Nje kompani krijimi i se ciles daton ne Janar 1871 dhe perfaqeson nje nga prodhuesit e pare te dyerve dhe kasave te brendeshme ne Gjermani ku ne qender te zhvillimit te saj eshte shumellojshmeria e asortimenteve dhe kualiteti i larte duke i krijuar mundesi te shumta klienteve dhe partnereve.
-Produkte me cilesi te larte
-Prodhim teknologjik modern
-Eksperience e gjate ne treg (142 vjecare)
Falë një politike tregu të sukseshme klientët e saj po rriten dita ditës. Ata nuk vijnë vetëm nga kryeqyteti, Tirana, por nga çdo anë e Shqipërisë:Veri, Qendër dhe Jug.