23/04/2026
Nji shkallë mundet me u thy, por nuk e pengon me doemos ngjitjen.
Nji tjetrës munden me i ra ca gozhda, por mahet dikun.. për nja t'vetme.
E nji tjetër mundet edhe me u djeg, por prap vetëm ta kujton se duhesh me ba hapin ma t'madh me kapërcy.
N'paplotësinë fizike, me plotësinë shpirtnore, bahemi nji. 🍀
Fillimet janë rinisje, ngjitje shkallëve ma naltë, me hapa të vegjël por të plotë e t'randë, për me gjet dashurinë e fshehur t'ndritshme diku në majë, e që duhet me u ndje, patjetër, nga secili njeri.
Sot përqafojmë momentin e madh kur jemi ngrit përsëri, duke kujtu që fuqia nuk vije nga forca e jashtme, por nga ajo e brendshme, si Feniksi që rilind nga hiri për të jetu përgjithmonë, simbol i pavdekësisë dhe rilindjes në vetvete.💫
Çdo za dëgjohet;
Çdo errësirë ndriçohet;
Çdo kujtim ruhet; dhe
Çdo gja n'jetë duhet t'jetohet.
2026 nuk është vetëm nji numër viti, ajo do t'jetë vulë e arritjes ma të madhe najherë.
EDEN Era... Coming soon 2026⏳