EE Furniture & Interior Design

EE Furniture & Interior Design Gjilan

Përfunduam projektin e rradhës me sukses  ✨Një projekt i kompletuar me shumë kujdes, ku çdo hapësirë është menduar dhe r...
19/08/2026

Përfunduam projektin e rradhës me sukses ✨

Një projekt i kompletuar me shumë kujdes, ku çdo hapësirë është menduar dhe realizuar mirë për tu shfrytzuar.

• KUZHINA : e cila është punuar me MDF italian ceviz dhe Kompakt Fundermax.

Për ta kompletuar pamjen dhe për t’i dhënë një efekt më modern, kemi integruar edhe ndriçim LED, i cili e thekson bukur dizajnin dhe detajet e kuzhinës.

Një kombinim perfekt mes elegancës, cilësisë dhe funksionalitetit.

• TRYEZARIA : është realizuar në të njëjtat ngjyra dhe materiale si kuzhina, duke krijuar një harmoni perfekte mes dy hapësirave.

Kombinimi mdf italian ceviz me Kompakt Fundermax i jep ambientit një pamje elegante, moderne dhe të ngrohtë. ✨

• KOMODA e TV-së : është realizuar me të njëjtat nuanca duke ruajtur harmoninë me kuzhinën dhe tryezarinë.

Si detaj dekorativ, kemi shtuar një element me derë xhami dhe ndriçim LED, i cili i jep komodës një pamje moderne dhe elegante. ✨

• PARADHOMA : po ashtu është realizuar me të njejtat ngjyra për shkak te estetikes duke ruajtur harmoninë me kuzhinën dhe komoden e tv-së.

• GARDEROBA : me stil unik

Për këtë garderobë kemi zgjedhur ngjyrën e rërës, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe elegant.

Për ta bërë më të veçantë, kemi shtuar një element me dyer xhami dhe ndriçim LED të integruar, ndërsa dy pasqyra me dizajn unik i japin hapësirës një pamje moderne dhe shumë të kompletuar.

Një kombinim i thjeshtë, elegant dhe me shumë karakter. ✨

• DHOMA E FËMIJËVE 💚 : është realizuar në një kombinim të bukur të ngjyrës së gjelbër me kremin, duke krijuar një ambient të ngrohtë, të këndshëm dhe plot freski.

Shtrati në ngjyrë krem e kompleton bukur hapësirën dhe krijon një kontrast elegant me dollapin ngjyrë të gjelbërt.

Një dhomë e menduar për të qenë njëkohësisht praktike, komode dhe e bukur për fëmijët. ✨ 💚

• DHOMA E PRINDËRVE 🤎🩵 : është realizuar me një kombinim të butë dhe elegant të ngjyrës kaltër të hapur me ngjyrën e rërës.

Shtrati në ngjyrë të kaltër të hapur sjell qetësi dhe freski në ambient, ndërsa dollapi dhe panelet dekorative në ngjyrë rëre krijojnë një pamje të ngrohtë dhe harmonike.

Një kombinim i thjeshtë, modern dhe elegant, i menduar për një ambient sa më të këndshëm. ✨

Nga ideja deri te realizimi final, gjithçka është punuar me përkushtim dhe me vëmendje në çdo detaj. ✨

EE Furniture & Interior Design
Punojmë me përkushtim, realizojmë me pasion. 🏡

Dhomë gjumi për vajza 💜 Kombinimi i lejlas dhe kremit i jep dhomës një pamje të butë, moderne dhe plot stil.✨ Dizajn ele...
19/08/2026

Dhomë gjumi për vajza 💜

Kombinimi i lejlas dhe kremit i jep dhomës një pamje të butë, moderne dhe plot stil.

✨ Dizajn elegant
✨ Ngjyra të ëmbla dhe harmonike
✨ Hapësirë praktike dhe komode
✨ Punim me kujdes deri në detaje

EE Furniture & Interior Design – krijojmë hapësira që i bëjnë vajzat të ndihen si në përrallë. 👑

Një tjetër kuzhinë e realizuar me sukses!Kombinimi i ngjyrave të ndryshme i jep kësaj kuzhine karakter unik, elegancë dh...
31/05/2026

Një tjetër kuzhinë e realizuar me sukses!

Kombinimi i ngjyrave të ndryshme i jep kësaj kuzhine karakter unik, elegancë dhe freski.

Punuar me kujdes në çdo detaj, duke bashkuar funksionalitetin me estetikën moderne, për të krijuar një hapësirë sa praktike aq edhe tërheqëse.

Faleminderit për besimin! Kënaqësi kur idea merr formë dhe përfundon në një rezultat që flet vetë.

Kuzhinë klasike në jeshile të hapur, që sjell qetësi dhe freski në çdo hapësirë.E pastër në pamje, e bukur në çdo detaj....
30/04/2026

Kuzhinë klasike në jeshile të hapur, që sjell qetësi dhe freski në çdo hapësirë.

E pastër në pamje, e bukur në çdo detaj.

Doreza gold, që i japin një prekje elegante dhe moderne.

Llavaman i jashtëm luksoz, praktik dhe i lehtë për përdorim të përditshëm.

Thjeshtësi që duket luks. E ndërtuar për komoditet dhe funksion,
ku çdo gjë është në vendin e vet.

Tavolina e bukës ngjyrë druri, që shton ngrohtësi dhe natyrshmëri në ambient. Një kombinim perfekt mes stilit dhe rehatisë.

Zgjedhje ideale për një shtëpi me stil.

Address

Gjilan

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when EE Furniture & Interior Design posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to EE Furniture & Interior Design:

Shortcuts

Share