Alb:
Kombinati i Tekstilit “INTEGJ” (Industria e Tekstilit Gjilan) është themeluar në vitin 1953. Në fillim me një puntori të thjeshtë me makina të drejta thurrëse, për tu zhvilluar më pas në një kombinat gjigant me prodhime të njohura në ish Jugosllavi,Evropë e më gjërë. Integj-i punën me kapacitet të plotë e filloi në mesin e viteve të 70-ta me prodhimin e tepihëve tafting. Si rezultat i punës
së sukseshme nga viti 1986 filluan prodhimin e tepihëve makinerik me një kapacitet prej 350.000 m2 në vit dhe në fund te vitit 1989 filloi prodhimi i tjerrit për tepiha me një
kapacitet prej 2250 tonë në vitë. Në mars 2006 Kombinati i Tekstilit “Integj” u privatizua nga “Albimi L.T.D”, në NewCo Integj, ku filloi implementimi i projektit per renovimin dhe modernizimin me një investim me mbi 800.000 euro në digjitalizimin e makinave dhe prodhimin e tepihëve duke ju përshtat kërkesave të tregut kombëtare dhe ndërkombëtare, per te filluar prodhimin e tepive me sistem digjital dhe tjerr kualitativ ne vitin 2007. NewCo Integj vazhdimisht punon me një trend rritje të numrit të të punësuarëve duke u fokusuar në aftësimin, përvetësimin e njohurive nga të rinjët për operim me makinat në prodhimin e tepihëve dhe tjerrit. Prodhimet e NewCo Integj përfshijn tregun Kosovar dhe për momentin exportohen në Belgjikë, Gjermani, Maqedoni, Sërbi,
Mal të zi etj. Eng:
Integj is established in 1953 as public company ,from 2007 Integji L.L.C. The company was privatized during the 7th wave spin-off of Kosovo’s Privatization Agency in the March 2006: NewCo. was bought by the company "Albimi". Production capacities range as one of the highest in the region with an average wool yarn, carpet, and rug production capacity of approximately 2700 tons of Yarns, and 481,000 square meters of Carpets.