ER Places & Recipes

Directions

ER Places & Recipes Welcome to ER Places & Recipes!🌿
I'm here to share my recipes in đŸ‡ŠđŸ‡±đŸ‡Č🇰đŸ‡ș🇾, favorite restaurants and cozy coffee shops.

Follow for mouth-watering restaurant reviews, delightful coffee shop finds, and step-by-step recipes. 💕

11/10/2026

đŸ« TortĂ« me çokollatĂ«, mollĂ« dhe banane

NjĂ« tortĂ« e butĂ«, e shijshme dhe plot aromĂ«, me mollĂ«, banane, kanellĂ« dhe njĂ« shtresĂ« tĂ« mrekullueshme çokollate sipĂ«r. 😍

📝 PĂ«rbĂ«rĂ«sit pĂ«r tortĂ«n:

* 2 vezë
* 200 g sheqer
* 250 ml qumësht
* 330 g miell
* 100 ml vaj
* 1 pako pluhur për pjekje
* 1 lugë e mesme kanellë (ose sipas dëshirës)
* 1 lugë gjelle krem çokollate
* 1 mollë, e prerë në kubikë të vegjël
* 1 banane, e shtypur në formë pureje

đŸ« PĂ«r kremin me çokollatĂ«:

* 1 gotë krem për ëmbëlsira
* 100 g çokollatë për gatim

Përgatitja:

1. Përgatitja e brumit

Në një enë, rrahim vezët me sheqerin derisa të përzihen mirë. Shtojmë qumështin dhe vajin, duke i përzier vazhdimisht.

Më pas, shtojmë miellin dhe pluhurin për pjekje. Në fund, shtojmë mollën e prerë në kubikë të vegjël, bananen e shtypur, kanellën dhe kremin e çokollatës. I përziejmë të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene.

2. Pjekja e tortës

E hedhim masën në një tepsi të lyer paraprakisht me vaj.

E pjekim në furrë të parangrohur në 170°C për rreth 40 minuta. Pasi të piqet, e nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet për rreth 30 minuta.

3. Përgatitja e kremit me çokollatë

Në një tenxhere, hedhim kremin për ëmbëlsira dhe çokollatën e copëtuar. I ngrohim në zjarr të ulët, duke i përzier vazhdimisht, derisa çokollata të shkrihet plotësisht dhe të krijohet një krem i lëmuar.

E largojmë nga zjarri dhe e lëmë të pushojë për rreth 5 minuta.

4. Dekorimi dhe ftohja

E hedhim kremin e çokollatës mbi tortën e ftohur pak dhe e shpërndajmë në mënyrë të njëtrajtshme.

E vendosim tortĂ«n nĂ« frigorifer pĂ«r rreth 2 orĂ« dhe torta Ă«shtĂ« gati pĂ«r t’u shĂ«rbyer!

NjĂ« Ă«mbĂ«lsirĂ« fantastike, e butĂ« nga brenda dhe me njĂ« shtresĂ« kremoze çokollate sipĂ«r. Provojeni dhe shijojeni me familjen tuaj! đŸ˜đŸ«

09/10/2026

Malsa Restaurant

Malsa, Shkup-Skopje📍

Ejani tĂ« hamĂ« njĂ« drekĂ« tĂ« shijshme tek Restaurant Malsa, i cili gjendet nĂ« Radishan, rrugĂ«s pĂ«r Luboten. đŸ€

ËshtĂ« njĂ« nga restorantet e mia tĂ« preferuara, sepse pĂ«rveç ushqimit shumĂ« tĂ« shijshĂ«m, ky restorant ofron njĂ« hapĂ«sirĂ« tejet tĂ« madhe dhe njĂ« ambient shumĂ« tĂ« kĂ«ndshĂ«m e tĂ« qetĂ«. Ajri Ă«shtĂ« i pastĂ«r dhe hapĂ«sira jashtĂ« Ă«shtĂ« perfekte pĂ«r tĂ« kaluar disa orĂ« tĂ« bukura me familjen apo shoqĂ«rinĂ«.

Fillova me speca me kajmak dhe brusketa të freskëta. Si pjatë kryesore provova salmonin, i cili ishte i përgatitur në mënyrë perfekte. Provova edhe biftekun, i cili gjithashtu ishte shumë mire i pergaditur dhe kombinohej shumë bukur me perimet. Në tavolinë nuk mungonin as kërpudhat e fërguara, sallata e përzier dhe djathi, i cili ishte tepër i shijshëm.

Çdo pjatĂ« ishte e prezantuar bukur, por mbi tĂ« gjitha, çdo gjĂ« qĂ« provova ishte vĂ«rtet shumĂ« e shijshme. đŸ€

Një tjetër detaj që më pëlqeu është se restoranti është shumë i përshtatshëm edhe për familjet me fëmijë, pasi ka një kënd të madh e të bukur me lojëra, ku të vegjlit mund të argëtohen derisa prindërit shijojnë ushqimin.

Gjithashtu, hapësira e madhe, si brenda ashtu edhe jashtë, e bën Malsën një zgjedhje të mirë edhe për ditëlindje, festa familjare dhe evente të ndryshme.

Dhe sigurisht, njĂ« drekĂ« e mirĂ« nuk mund tĂ« pĂ«rfundonte pa kafe dhe njĂ« akullore tĂ« servirur nĂ« formĂ«n e tortĂ«s. đŸ€

NĂ«se nuk keni qenĂ« ende nĂ« kete restorant, mendoj se ka ardhur koha ta provoni. đŸ€ Ruajeni kĂ«tĂ« rekomandim pĂ«r herĂ«n tjetĂ«r kur tĂ« doni njĂ« drekĂ« tĂ« mirĂ«, ambient tĂ« bukur dhe disa orĂ« larg zhurmĂ«s sĂ« qytetit. ✹

12/09/2026

ROLE TË BUTA ME KUNGULL DHE GJIZË 🍂😋

TĂ« buta, tĂ« shijshme dhe me njĂ« mbushje kremoze me gjizĂ« e gjalpĂ«. đŸ€

Përbërësit

Pure kungulli:
‱ 300 g kungull
‱ Pak vaj

Brumi:
‱ 200 ml qumĂ«sht i vakĂ«t
‱ 1 pako maja e thatĂ«
‱ 1 lugĂ« e mesme sheqer
‱ 1 vezĂ«
‱ 350 g pure kungulli
‱ 800 g–1 kg miell (filloni me 800 gr dhe shtoni gradualisht nĂ«se keni nevojĂ«)
‱ 1 lugĂ« e mesme kripĂ«

Mbushja:
‱ 120 g gjalpĂ« nĂ« temperaturĂ« dhome
‱ 500 g gjizĂ«
‱ KripĂ« sipas shijes

Sipër:
‱ 1 vezĂ«
‱ Susam

Përgatitja

Kungullin e presim në kubikë, e përziejmë me pak vaj dhe e pjekim në 250°C për rreth 30 minuta. E shtypim në pure dhe e lëmë të ftohet plotësisht.

Në një enë përziejmë qumështin e vakët, majanë dhe sheqerin. I lëmë 5 minuta, më pas shtojmë vezën, purenë e kungullit, miellin dhe kripën. E punojmë derisa të përftojmë një brumë të butë dhe elastik. E mbulojmë dhe e lëmë rreth 1 orë, derisa të dyfishohet.

Për mbushjen, përziejmë gjalpin në temperaturë dhome me gjizën dhe pak kripë.

Brumin e ndajmë në 3 pjesë. Secilën e hapim në formë drejtkëndëshe, e lyejmë me mbushje dhe e mbështjellim në formë roleje. I vendosim në tepsi me letër pjekjeje dhe sipër bëjmë prerje diagonale në formë zig-zag, pa i prerë plotësisht.

I mbulojmë dhe i lëmë edhe 30 minuta. Më pas i lyejmë me vezë të rrahur dhe i spërkasim me susam.

I pjekim nĂ« furrĂ« tĂ« parangrohur nĂ« 200°C pĂ«r 20–25 minuta, derisa tĂ« marrin njĂ« ngjyrĂ« tĂ« bukur tĂ« artĂ«. đŸ€
NĂ«se e provoni kĂ«tĂ« recetĂ«, ju bĂ«ftĂ« mirĂ«đŸ„°

06/09/2026

Ad Meliora, Jezerc-Ferizaj, Kosova📍
admeliora.restaurant

NĂ« Jezerc – Ferizaj, nĂ« mes tĂ« natyrĂ«s dhe larg zhurmĂ«s sĂ« qytetit, ndodhet Ad Meliora. 🌿

NjĂ« restaurant qĂ« tĂ« bie nĂ« sy qĂ« nĂ« momentin e parĂ«, jo vetĂ«m pĂ«r ambientin modern dhe tĂ« kuruar, por edhe pĂ«r pamjet e bukura qĂ« e rrethojnĂ«. KĂ«tu natyra bĂ«het pjesĂ« e gjithĂ« eksperiencĂ«s — gjelbĂ«rimi, ajri i pastĂ«r dhe qetĂ«sia tĂ« japin ndjesinĂ« sikur je larg pĂ«rditshmĂ«risĂ«.

ËshtĂ« nga ato vende ku nuk ke dĂ«shirĂ« tĂ« hash shpejt e tĂ« largohesh, por tĂ« ulesh, tĂ« shijosh ushqimin, tĂ« bisedosh dhe thjesht tĂ« qĂ«ndrosh pak mĂ« gjatĂ«. đŸ€

Ad Meliora sjell një kombinim shumë të bukur të natyrës, arkitekturës moderne, atmosferës së qetë dhe një eksperience gastronomike që ia vlen të përjetohet.

NjĂ« arratisje e vogĂ«l nga zhurma, nĂ« njĂ« nga ato vende qĂ« tĂ« kujtojnĂ« sa bukur Ă«shtĂ« tĂ« ngadalĂ«sosh pak. ✹

đŸ‡œđŸ‡°

31/08/2026

🧂 TORTË E KRIPUR ME KREKERA – PA PJEKJE

NjĂ« recetĂ« shumĂ« e thjeshtĂ«, e shijshme dhe perfekte pĂ«r njĂ« meze, festĂ« apo tavolinĂ« familjare. đŸ€ PĂ«rgatitet pa pjekje dhe vetĂ«m me disa pĂ«rbĂ«rĂ«s!

🛒 PĂ«rbĂ«rĂ«sit:

* 200 g krekera (biskota të kripura)
* 150 g sallam p**e, i grirë në rende
* 4 tranguj turshi, të grirë në rende
* 400 g ajkë
* 100 g majonezë
* 2 lugë gjelle krem djathi
* Kripë, sipas shijes
* Piper i zi
* Majdanoz i thatë

Për përgatitjen:

* 2 lugë gjelle ajkë për lyerjen e kallëpit
* 3 lugë gjelle ajkë për shtresën e fundit
* Kaçkavall i grirë për sipër

đŸ‘©đŸ»â€đŸł PĂ«rgatitja:

Në një enë vendosim ajkën, majonezën, kremin e djathit, sallamin e pulës dhe trangujt turshi. Shtojmë kripën, piperin e zi dhe majdanozin e grirë.

I përziejmë të gjithë përbërësit mirë, derisa të bashkohen dhe të krijohet një masë homogjene.

Marrim kallëpin ose tepsinë ku do ta përgatisim tortën dhe e lyejmë me 2 lugë gjelle ajkë.

Më pas fillojmë të krijojmë shtresat:

đŸ„š ShtrojmĂ« njĂ« rend krekera.
đŸ„„ ShtojmĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« masĂ«s sĂ« pĂ«rgatitur.
đŸ„š PĂ«rsĂ«ri njĂ« rend krekera.
đŸ„„ PĂ«rsĂ«ri njĂ« pjesĂ« tĂ« masĂ«s.
đŸ„š NjĂ« rend tjetĂ«r krekera.
đŸ„„ ShtojmĂ« masĂ«n e mbetur.
đŸ„š NĂ« fund vendosim edhe njĂ« rend krekera.

ShtresĂ«n e fundit tĂ« krekĂ«rave e lyejmĂ« me 3 lugĂ« gjelle ajkĂ« dhe sipĂ«r shtojmĂ« kaçkavall tĂ« grirĂ«. 🧀

💡 UnĂ« e pĂ«rgatita tortĂ«n nĂ« njĂ« kallĂ«p katror me pjesĂ«n e brendshme tĂ« zbrazĂ«t, tĂ« vendosur mbi njĂ« tepsi, por mund ta pĂ«rgatisni edhe nĂ« njĂ« kallĂ«p ose tepsi tjetĂ«r sipas dĂ«shirĂ«s.

E vendosim në frigorifer për 2 orë që të ftohet mirë dhe të marrë formë.

Pas 2 orĂ«sh Ă«shtĂ« gati pĂ«r t’u servirur! đŸ€

E shpejtĂ«, pa pjekje dhe super e shijshme. ✹

29/08/2026

🍌 Banana Bread – receta autentike amerikane qĂ« del tepĂ«r e butĂ« dhe e shijshme

đŸ„Ł PĂ«rbĂ«rĂ«sit

* 3 banane shumĂ« tĂ« pjekura, tĂ« shtypura 🍌
* 2 vezë
* 60 g gjalpë i shkrirë
* 100 g sheqer kaf
* 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
* 180 g miell i bardhë
* 1 lugë çaji sodë buke
* 1 lugë çaji kanellë (opsionale)
* œ lugĂ« çaji kripĂ«
* 80 g arra tĂ« copĂ«tuara ose copa çokollate (opsionale) đŸ«
* 1 banane shtesĂ« pĂ«r sipĂ«r 🍌

đŸ‘©đŸ»â€đŸł PĂ«rgatitja

1. Ngroheni furrën në 175°C dhe shtroni një tavë për kek me letër pjekjeje.
2. Shtypni 3 bananet shumë të pjekura në një enë të madhe.
3. Shtoni gjalpin e shkrirë, sheqerin kaf, vezët dhe vaniljen. Përziejini derisa masa të bashkohet mirë.
4. Në një enë tjetër përzieni miellin, sodën e bukës, kanellën dhe kripën.
5. Shtoni gradualisht përbërësit e thatë tek masa e bananeve dhe përziejini butësisht, vetëm derisa të kombinohen. Mos e përzieni tepër.
6. Shtoni arrat ose copat e çokollatës, nëse dëshironi.
7. Hidheni masën në tavën e përgatitur dhe rrafshoni sipërfaqen.
8. Merrni bananen shtesĂ«, ndajeni pĂ«r sĂ« gjati nĂ« dy pjesĂ« dhe vendosini butĂ«sisht sipĂ«r masĂ«s, me pjesĂ«n e prerĂ« nga lart. 🍌
9. Piqeni nĂ« 175°C pĂ«r 50–60 minuta, ose derisa njĂ« kruajtĂ«se dhĂ«mbĂ«sh e futur nĂ« qendĂ«r tĂ« dalĂ« pothuajse e pastĂ«r.

Dhe nĂ«se doni ta bĂ«ni edhe mĂ« shijshĂ«m 
 shĂ«rbejeni tĂ« ngrohtĂ« me njĂ« top akullore vaniljeje sipĂ«r. 🍹🍌

21/08/2026

MĂ«ngjesi me familjen Ă«shtĂ« gjithmonĂ« mĂ« i mirĂ«. đŸ€

MĂ«ngjeset kanĂ« njĂ« tjetĂ«r kuptim kur pĂ«rgatiten me dashuri dhe ndahen me familjen. đŸ€ NjĂ« tavolinĂ« e mbushur me tĂ« mira, zemra tĂ« mbushura me mirĂ«njohje dhe njerĂ«zit tanĂ« pranë  çfarĂ« mĂ« shumĂ« mund tĂ« kĂ«rkojmĂ«? â˜•ïžđŸ„

18/08/2026

🍗 Chicken Tenders krokante – tĂ« buta brenda, krokante jashtĂ«

Përbërësit:

* 1 kg fileto p**e
* 2 vezë
* 1 gotë qumësht
* œ gotĂ« ujĂ« i gazuar
* 2œ gota miell (pĂ«r masĂ«n)
* 1 lugë e mesme Vegeta
* 1 lugë e mesme piper i kuq
* Piper i zi, sipas shijes
* 1 lugë e mesme erëza për pulë
* Pak pluhur hudhre
* 1 lugë e vogël sodë buke
* Pak kripë

* Miell dhe pak kripë (për lyerje)
* Vaj për skuqje

Përgatitja:

1. Priteni fileton e pulës në shirita, në madhësinë që dëshironi.
2. Në një enë të thellë rrihni vezët dhe shtoni qumështin, ujin e gazuar, miellin, Vegetën dhe të gjitha erëzat. Përziejini mirë derisa të krijohet një masë e trashë dhe homogjene.
3. Shtoni copat e pulës në këtë masë dhe përziejini mirë që të mbulohen të gjitha. Mbulojini me folie kuzhine dhe vendosini në frigorifer për të paktën 1 orë.
4. Në një enë tjetër vendosni miell dhe përziejeni me pak kripë.
5. Nxirrni copat e pulës nga masa dhe kalojini mirë në miell, duke i mbuluar nga të gjitha anët.
6. Skuqini në vaj të nxehtë, në temperaturë mesatare, nga të dyja anët derisa të marrin një ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante.
7. Vendosini mbi letër kuzhine për të larguar vajin e tepërt.

✹ ShĂ«rbejini tĂ« ngrohta me salcĂ«n tuaj tĂ« preferuar. Krokante jashtĂ«, tĂ« buta dhe plot shije brenda! đŸ—đŸ€

**e

09/08/2026

❀ RecetĂ« pĂ«r rritjen e nivelit tĂ« hekurit & forcimin e imunitetit

NĂ«se keni nivel tĂ« ulĂ«t tĂ« hekurit dhe dĂ«shironi tĂ« mbĂ«shtesni imunitetin, kjo recetĂ« me panxhar, karrota, mollĂ«, agrume dhe xhenxhefil Ă«shtĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« e shijshme pĂ«r tĂ« shtuar mĂ« shumĂ« vitamina dhe minerale nĂ« dietĂ«n tuaj. đŸ„•đŸŽđŸŠ

Përbërësit:
🍎 1 mollĂ« e kuqe, me lĂ«vore
🍊 1 portokall, pa lĂ«vore
🍋 1 limon, pa lĂ«vore
đŸ„• 4 karrota, tĂ« pastruara
❀ 1 panxhar i kuq
đŸ«š Xhenxhefil
💧 400 ml ujĂ«

Përgatitja:
Pastrojmë të gjithë përbërësit, i presim në copa dhe i vendosim në blender. Shtojmë 400 ml ujë dhe i bluajmë mirë. Më pas e kullojmë lëngun dhe e vendosim në një shishe qelqi.

đŸ©ž Pse Ă«shtĂ« i mirĂ« pĂ«r nivelin e hekurit?

Panxhari dhe perimet e tjera kontribuojnĂ« me folat dhe minerale, ndĂ«rsa vitamina C nga portokalli dhe limoni ndihmon pĂ«rthithjen e hekurit nga ushqimet bimore. Kombinimi i frutave dhe perimeve sjell gjithashtu antioksidantĂ« dhe vitamina qĂ« mbĂ«shtesin funksionimin normal tĂ« organizmit dhe imunitetit. ✹

Si konsumohet?
Mund tĂ« pihet si njĂ« shot i vogĂ«l nĂ« mĂ«ngjes, rreth 50–100 ml, ose gjatĂ« ditĂ«s. Nuk Ă«shtĂ« e domosdoshme tĂ« konsumohet esĂ«ll; nĂ«se ju shqetĂ«son stomakun, pijeni pas ushqimit.

06/08/2026

Sanduic- kroasan me akullore đŸ„đŸŠ
Receta:
1 kroasan
Coko krem
1 akullore

Ndajme kroasanin ne mes dhe e lyejme me coko krem dhe vendosim akulloren, me pas mbyllim kroasanin dhe eshte gati te servohet dhe hahet.
Eshte nje ide interesante, e shijshme dhe freskuese per keto dite te nxehta vere.
Nese e provoni kete lloj te sanduicit te embel, ju befte mire!đŸ«¶đŸ»

Address

Pristina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ER Places & Recipes posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share