Nexhmedin Fetoshi dhe Z. Ruzhdi Kryeziu me lokacion në Xërxe-Rahovec
Në atë kohë veprimtaria kryesore e “Fetoshi-t” ishte tregtia e materialit ndërtimor, ndërsa aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse për prodhim dhe tregtim të materialeve ndërtimore dhe izoluese. Duke parë dhe përcjellë nevojat e kohës në vitin 1994 kompania “Fetoshi” arriti të hyjë edhe në laminë e tregtimit të derivat
ëve të naftës, ku fillimisht hapi pikën për sh*tje me shumicë dhe pakicë të naftës dhe benzinës në fshatin Xërxe. Rezultatet pozitive të kompanisë mundësuan zgjërimin e biznesit ku në vitin 1995-1996 kompania arriti të kyqet edhe në prodhimtari me linjen e prodhimit të Fer-Trajave (tregerave). Sukseset e kompanisë vazhduan edhe në vitet në vazhdim, ku në vitin 2002 kompania “Fetoshi” arriti të hap një ndër Fabrikat më moderne për prodhim të Styroporit me tekonologji të avancuar Gjermane. Si dëshmi qe “Fetoshi” është një kompani serioze dhe pretendon të jetë në pozicionet më të larta në treg është edhe fakti që “Fetoshi” gjatë vitit 2015-të ka investuar në teknologji të re, ku janë zëvendësuar paisjet e vjetra për prodhim të Styroporit me ato të reja, saktësisht teknologji e vitit 2015-të. Gjatë vitit 2015-të “Fetoshi” poashtu ka investuar dhe në paisje për dekorime nga Styropori ku produkte të gatshme do të jenë: Llajsnet dekorative nga Styropori për perdorim të jashtëm dhe të brendshëm si dhe shumë zbukurime tjera nga Styropori në forma të ndryshme 3D.