Punë dore me dashuri

Punë dore me dashuri Shporta per beba te punuara me dore, punojme me porosi me shume dashuri per beben tuaj,Porosit ne DM

Një gjest i vogël për nder të nënës sime dhe dashurisë së saj të pafundme 🤍Ky postim është për nënën time, e cila me dua...
12/12/2025

Një gjest i vogël për nder të nënës sime dhe dashurisë së saj të pafundme 🤍
Ky postim është për nënën time, e cila me duart e saj të arta ka punuar dhjetëra shporta për bebe – shpesh edhe i ka dhuruar, sepse zemra e saj ka qenë gjithmonë plot mirësi.
Ajo e ka bërë këtë punë me shumë dashuri, për çdo bebe që vjen në jetë.

Sot, ndërsa ajo është duke luftuar për shëndetin e saj në spital, unë lutem që ajo të zgjohet sërish…
të kthehet te puna që e kishte pasion
dhe t’i prekë përsëri fijet me dashurinë e saj të zakonshme.
Dhe për ta nderuar këtë zemër të madhe që kam për nënën time, kam vendosur të dhuroj dy shporta për dy nëna që janë duke pritur bebet e tyre, por që nuk kanë mundësi t’i blejnë.

Kjo është mënyra ime për ta vazhduar mirësinë e saj, derisa ajo të ketë forcë ta vazhdojë vetë. 🤍

Nëse njihni dy nëna që kanë vërtet nevojë, ju lutem më shkruani.
Le të shpërndajmë së bashku humanitet, shpresë dhe dashuri.

Zoti i dhëntë shëndet nënës sime dhe të gjithë atyre që po kalojnë sfida. 🙏

Address

Vushtrri

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Punë dore me dashuri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share